Kuvendi komunal i Lipjanit, në një seancë të jashtëzakonshme, ka aprovuar fondi shtesë prej 130 mijë euro për subvencionimin e bujqve dhe fermerëve.
Kryetari I komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka shkruar në Facebook se do të subvencionohen dëmet nga fatkeqësi natyrore dhe dëmet nga ndikimi i pandemisë për prodhuesit e perimtarisë.
“Gjithashtu është shtuar fondi për dyfishimin e përfitueseve për sera dhe motokultivator. Subvencionet për sport, rini dhe kulturë janë dyfishuar me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të klubeve dhe OJQ-ve rinore.”
“Kuvendi Komunal njëzëri ka aprovuar edhe shtimin e mjeteve buxhetore për Arsim dhe Shëndetësi me çka synojmë të furnizojmë dhe të rrisim cilësinë e shërbimeve në shëndetësi dhe krijimin e kushteve më të mira në shkollat e Komunës tonë. Është aprovuar edhe propozimi për ndërtimin e shkollës të mesme në Gadime e cila pritet të filloj këtë vit. Dua të falënderoj të gjithë delegatët e Kuvendit Komunal për aprovimin e këtyre propozimeve”, ka shkruar ai.