Site icon Telegrafi

Lipjani me rrethinë sot pa ujë

Për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Lipjanit ,sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë qytet dhe zonat përreth, prej orës 09:00 deri në orën 18:00.

Siç njoftoi Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, shkak i kësaj ndërprerjeje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit, duke qenë obligim i kompanisë që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së paku njëherë brenda vitit.

“Pastrimi i rezervuarëve çdoherë shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version