Site icon Telegrafi

Lipjan, keqpërdorim i kartelave bankare

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë identifikuar një të dyshuar për keqpërdorimin e kartelave bankare dhe falsifikimin e dokumenteve, duke i modifikuar faturat në blerjen e mallrave të ndryshme përmes internetit.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:20 në fshatin Gadime e Ultë, në Lipjan.

Sipas raporti policorë, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar nga policia dy llap-top dhe një telefon celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

 

Exit mobile version