Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar dhe rrahur bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:40 në Lipjan.
Në raportin policorë thuhet viktima ka marrë tretman mjekësorë në QKUK.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/