Telegrafi

LionRock Capital afër zyrtarizimit të blerjes së aksioneve të Thohir te Interi

Pronarët e Interit (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Firma me bazë në Hong Kong, LionRock Capital, dhe jo Jack Ma i Alibaba, thuhet se do të blejnë 31.05 për qind të aksioneve të Interit nga Erick Thohir.

Javën e kaluar dolën zërat e parë për një shitje komplete të Interit, ndërsa disa orë më pas u raportua vetëm për shitjen e aksioneve nga ana e Thohir.

Shumë emra investitorësh u përmendën, por përfundimisht bëhet fjalë për investitorët nga Hong Kongu, LionRock Capital.

Lexo po ashtu Megjithatë, investitorët nga Hong Kongu duan blerjen e aksioneve të Thohirit te Interi

Jack Ma ishte menduar fillimisht të bashkohej me forcat me Suning Group, por Gazzetta dello Sport raporton se Thohir është gati të dorëzojë aksionet e tij te LionRock.

Gazeta shpjegon se palët janë shumë afër marrëveshjes dhe se gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëhet publike shitja e 31.05 për qind të aksioneve të Thohir.

Sipas GDS, fondi me bazë në Hong Kong tashmë po planifikon të ndihmojë Interin për të ndërtuar stadiumin e tyre të ri, për të cilat mund të ketë ‘zhvillime të rëndësishme’ që në muajin shkurt.

Lexo po ashtu Thohir thuhet se i ka shitur aksionet e tij te Interi, pritet vetëm zyrtarizimi

LionRock është themeluar në vitin 2011 nga Daniel Kar Keung Tseung, një biznesmen kinez-amerikan, i cili ka 25 vjet përvojë pune në Kinë dhe Azinë Juglindore.

La Gazzetta përfundon se ai mund të paguajë një shifër shumë afër 150 milionë eurosh për aksionet e indonezianëve te Nerazzurrët. /Telegrafi/