Firma me bazë në Hong Kong, LionRock Capital, dhe jo Jack Ma i Alibaba, thuhet se do të blejnë 31.05 për qind të aksioneve të Interit nga Erick Thohir.
Javën e kaluar dolën zërat e parë për një shitje komplete të Interit, ndërsa disa orë më pas u raportua vetëm për shitjen e aksioneve nga ana e Thohir.
Shumë emra investitorësh u përmendën, por përfundimisht bëhet fjalë për investitorët nga Hong Kongu, LionRock Capital.
Jack Ma ishte menduar fillimisht të bashkohej me forcat me Suning Group, por Gazzetta dello Sport raporton se Thohir është gati të dorëzojë aksionet e tij te LionRock.
Gazeta shpjegon se palët janë shumë afër marrëveshjes dhe se gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëhet publike shitja e 31.05 për qind të aksioneve të Thohir.
Sipas GDS, fondi me bazë në Hong Kong tashmë po planifikon të ndihmojë Interin për të ndërtuar stadiumin e tyre të ri, për të cilat mund të ketë ‘zhvillime të rëndësishme’ që në muajin shkurt.
LionRock është themeluar në vitin 2011 nga Daniel Kar Keung Tseung, një biznesmen kinez-amerikan, i cili ka 25 vjet përvojë pune në Kinë dhe Azinë Juglindore.
La Gazzetta përfundon se ai mund të paguajë një shifër shumë afër 150 milionë eurosh për aksionet e indonezianëve te Nerazzurrët. /Telegrafi/