Telegrafi

Lionel Messi shënon, PSG në epërsi ndaj Nice

PSG ka kaluar në epërsi ndaj Nice si mysafir në mesin e pjesës së parë.

Ishte Lionel Messi që shënoi në minutën e 26-të pas një asistimi të Nuno Mendes.

Ky është goli i 14-të në Ligue 1 për argjentinasin, i cili ka edhe 13 asistime.

PSG nëse e fiton këtë ndeshje mban pozitën e parë me 69 pikë. /Telegrafi/