Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi shënoi një nga golat e tij më të mëdhenj nga distanca këtë të shtunën pasdite në Ligue 1.
Reprezentuesi argjentinas ka shënuar gola të jashtëzakonshëm gjatë viteve, por njëri nga më të mirët padyshim se është ky i sotmi kundër Troyes.
Me PSG-në që po humbte 2-1 si vendas, shtatë herë fituesi i Topit të Artë zgjodhi të shënonte nga 30 metra largësi.
Messi mori një pasim nga Sergio Ramos dhe pa u menduar dy herë lëshoi një goditje të fortë dhe të saktë me të majtën për të barazuar shifrat 2-2.
https://twitter.com/Ziad_EJ/status/1586407939010891776
Ky ishte vetëm momenti i fundit i magjisë nga 35-vjeçari, i cili është rikthyer në maksimumin e tij në sezonin 2022/23.
Goli i argjentinasit ia vlen të shikohet disa herë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Oppongharvison/status/1586396192757657600