Site icon Telegrafi

Lionel Messi shënon golin e parë të finales Argjentinë-Francë

Argjentina e ka shënuar golin e parë të finales në Kampionatin Botëror ndaj Francës.

Ishte minuta e 21-të e takimit, kur Ousmane Dembele e rrëzoi një lojtar argjentinas brenda zonës së rreptësisë.

Edhe pse ishte një rrëzim i lehtë brenda zonës, gjyqtari Szymon Marciniak e mbajti atë qëndrim.

Nga pika e bardhë, Lionel Messi shënoi në minutën e 24-të, duke i dhënë Argjentinës epërsinë. /Telegrafi/

https://twitter.com/BidyutBiswasLTI/status/1604497968606121984

Exit mobile version