Lojtari më i mirë argjentinas, Lionel Messi do të kthehet në ekipin kombëtar nëntë muaj pas performancës zhgënjyese në Kampionatin Botëror në Rusi.
Sulmuesi i Barcelonës do të luajë më 22 mars kundër Venezuelës në një ndeshje miqësore në Madrid, i cili do të jetë edhe rikthimi i dytë në përfaqësuese.
Futbollisti nuk ka luajtur për Argjentinën që prej disfatës 4:3 në botëror kundër kampionit Francës.
Ai u raportua se dëshiron të përqendrohet te Barcelona dhe tani është duke vlerësuar se është koha që edhe një herë të vesh fanellën e kombëtares.
Situata e favorshme për të është se nuk do të duhet të udhëtojë shumë, sepse Argjentina do të takohet me Venezuelën në stadiumin Wanda Metropolitano të Madridit.
Kujtojmë se gjatë karrierës me kombëtaren 32-vjeçari ka humbur katër finale, një herë në Kupën e Botës dhe tri herë në Copa America.
Messi ka luajtur 128 herë për Argjentinën dhe ka realizuar 65 gola ndërsa më shumë se ai ka luajtur vetëm Javier Mascherano (147) dhe Javier Zanetti (143). /Telegrafi/