Lionel Messi më në fund e ka marrë në duar në një trofe ndërkombëtar me Argjentinën, kur sot e mundi Brazilin për të fituar Superclasico de las Americas.
Superylli i Barcelonës shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pasi fillimisht humbi penalltinë, pastaj nga topi i kthyer shënoi në portën e Alisson.
Por, përkundër një futbolli mjaft zhgënjyes për 90 minuta, Messi më në fund e ngriti një trofe ndërkombëtar më në fund.
Superclasico de las Americas – ose Superklasikja e Amerikës – është zhvilluar mes vetëm dy ekipe, Brazilit dhe Argjentinës dhe në të vërtetë vlerësohej si një ndeshje miqësore.
Alisson saves Messi's penalty but can't stop him scoring from the rebound https://t.co/7HTxEJK8vN
— James Nalton (@JDNalton) November 15, 2019
Kjo Superkupë u themelua në vitin 2011 dhe është luajtur pesë herë, me Brazilin që ka fituar katër edicionet e mëparshme.
Por viti 2019 është viti i Messit.
📷 | Messi’s Argentina won this 👇 against Brazil. pic.twitter.com/GgXeEgiXiX
— BarçaTimes (@BarcaTimes) November 15, 2019
Në fakt, disa tifozë madje pretendojnë në mediat sociale se Superclasico de las Americas mban aq vlerë sa Liga e Kombeve të UEFA-së, të cilën Cristiano Ronaldo e fitoi verën e kaluar. /Telegrafi/