Telegrafi

Lionel Messi ka munguar në stërvitjen e sotme të Argjentinës, një ditë pas fitores ndaj Holandës

Pas festës kundër Holandës, Argjentina u stërvit në kampin e tyre në Universitetin e Katarit.

Për herë të parë që kur kampionati është luajtur në tokën arabe, temperatura gjatë ditës ka rënë nën 20 gradë.

Në stërvitje lojtarët argjentinas dolën me fanella të gjata. Trajneri argjentinas Lionel Scaloni kishte në dispozicion të gjithë lojtarët, përveç Lionel Messit, i cili u stërvit sipas një programi të veçantë.

Lojtarët që luajtën kundër Holandës të premten kanë vozitur biçikletë, ndërsa pjesa tjetër u stërvit normalisht.

Shumë gazetarë u mblodhën në kampin argjentinas, të gjithë, natyrisht, ishin më të interesuar se ku ishte ylli më i madh i Argjentinës. Disa kishin ardhur në kamp vetëm për shkak të Messit. Por këtë herë nuk arritën ta regjistrojnë.

Argjentina do të luajë ndaj Kroacisë duke mos llogaritur në mbrojtësit Marcos Acuna dhe Gonzalo Montiel, të cilët kanë nga dy kartonë të verdhë. /Telegrafi/