Lionel Messi ishte në disponim që të bënte një nga truket e tij të zakonshme të mërkurën mbrëma, teksa kaloi Raheem Sterlingun, duke ia futur topin në mes të këmbëve në ndeshjen e Ligën e Kampionëve.
Tifozët e Manchester City ende besoj që kanë mundur të marrin yllin e madh në skaudrën e tyre, kur ky i fundit kaloi te PSG. Këto fjalë kanë mundur t’i thonë edhe sot ku Man City po përballet me PSG-në.
Vetëm gjashtë minuta pasi filloi ndeshja, 34-vjeçari e bëri Sterling të dukej jashtë lojë, kur me një lëvizje të bukur e largoi nga loja.
Messi fudendo o Sterlingpic.twitter.com/T7qKFOYn92
— Brugge da Massa (@ClubBruggeBr) November 24, 2021
Por nuk ka asnjë arsye që sulmuesi anglez të ndihet keq, pasi ai nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit që pëson nga ky truk.
Pavarësisht gjeniut argjentinas në fushë, pjesa e parë i takoi pothuajse tërësisht vendasve, të cilët thjesht nuk gjetën vetëm golin.
⏸️⌛️ It's half-time in Manchester!
A goalless first half in the @ChampionsLeague. #MCIPSG@ManCity 0⃣-0⃣ @PSG_English
🔴🔵 #WeAreParis pic.twitter.com/xvnkXacj8a
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) November 24, 2021
Skuadra e Guardiolas është pa Kevin de Bruyne, Phil Foden dhe Jack Grealish në këtë ndeshje, ndërsa dominuan në 45 minutat e para dhe goditën shtyllën me Ilkay Gundogan. /Telegrafi/