Fabio Soldini, agjenti i parë i Lionel Messit, i cili e zbuloi atë te Newell’s Old Boys dhe e dërgoi te Barcelona, ka mbajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me një nga futbollistët më të mirë në histori.
Soldini zbuloi se Messi e ftoi atë në shtëpinë e tij në Barcelonë në vitin 2015.
“Ne nuk ishim parë prej 10 vitesh dhe gjëja e parë që më tha kur u ulëm ishte: Fabi, kam një vit që nuk fle dot për shkak të finales kundër Gjermanisë”.
Viti 2014 supozohej të ishte viti i përsosur i Messit. Ai udhëhoqi Barcelonën në kampionat dhe kupë dhe Argjentinën në finalen e Kupës së Botës. Megjithatë, ai humbi nga Gjermania.
“Kjo është dashuria e tij. As Neëell, as Barcelona, as PSG. Argjentina është dashuria e tij”.
“Ai e do kombëtaren më shumë se çdo gjë dhe është tmerrësisht i prekur nga gjithçka e keqe rreth saj. Messi shpesh kritikohet kur luan për Argjentinën dhe në ndeshjet e kombëtares vjen i sëmurë, i lënduar dhe jep maksimumin”.
“Dhe pastaj duhet të dëgjojë që ai nuk luan si në klub. E lëndon tmerrësisht. Të gjithë duhet ta dimë se Messi jeton për Argjentinën dhe se do të bëjë më të mirën për t’i sjellë titullin në Katar”, ka thënë Soldini.
Messi u largua nga kombëtarja i hidhëruar nga disfatat në ndeshjet e mëdha pas dështimit në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2016.
Ai i humbi tri herë finalet për titullin kampion të Amerikës së Jugut, krahas finales së humbur në Kupën e Botës.
Megjithatë, ai u rikthye në ekipin kombëtar për Kupën e Botës në vitin 2018.
Tre vjet më vonë ai fitoi përfundimisht një trofe. Botërori i ardhshëm do të jetë i pesti për të./Telegrafi/