Telegrafi

Lionel Messi dhe yjet e tjerë të Barcelonës kthehen në stërvitje – kthehet edhe Suarez

Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës së Barcelonës janë kthyer në stërvitje për herë të parë që kur futbolli u pezullua për shkak të pandemisë coronavirus.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” u pa duke dribluar nëpër postimet që i ka bërë klubi, ku nuk mungojnë as vrapimet.

Sulmuesit e tjerë Antoine Griezmann dhe Luis Suarez, po ashtu ishin në stërvitje, pasi që e gjithë skuadra dolën negativ me coronavirus.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, kishte vendosur një maskë mbrojtëse dhe kishte edhe doreza, ndërsa shikonte stërvitjet.

Sot kanë stërvitur të gjithë lojtarët, ndërsa klubi ka postuar disa foto.

La Liga ende nuk ka vendosur një orar për rikthim të ndeshjeve.

/Telegrafi/