Lionel Messi ka arritur një marrëveshje në parim për të rinovuar kontratën e tij me Paris Saint-Germain, sipas Guillem Balague.
Marrëveshja aktuale e argjentinasit me klubin francez do të skadojë verën e ardhshme, gjë që së fundmi ka bërë që të flitet për një rikthim të mundshëm te Barcelona.
Presidenti i Barçës, Joan Laporta ka shprehur publikisht gatishmërinë e tij për të rikthyer fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën në “Camp Nou”, por besohet se 35-vjeçari në vend të kësaj do të qëndrojë në Paris edhe për një vit.
Ai mësohet se ka rënë dakord për një rinovim, i cili përfshin gjithashtu opsionin e një viti tjetër nëse dëshiron të qëndrojë në PSG deri në vitin 2025.
Balague i tha BBC Sport: “Praktikisht gjithçka është dakorduar me PSG-në. Barcelona nuk i është drejtuar as atij apo babait të tij për t’i ofruar asgjë”.
“Pra, nuk është se Messi nuk dëshiron të kthehet në Barcelonë. Atij nuk i është bërë pyetja”.
“Messi është i kënaqur me të gjitha dhe kur të kthehet nga pushimet e tij marrëveshja do të përshpejtohet”.
“Jeta e tij në Paris është e ekuilibruar, e lumtur, të gjithë po e shijojnë atë dhe ai ka një mundësi reale për të fituar sërish Ligën e Kampionëve. Plus, do ta ndihmojë atë të jetë sërish kandidat për Topin e Artë”, ka shtuar më tej ai.
Messi, i cili i ka kaluar 18 muajt e fundit në PSG, më në fund mori në dorë Kupën e Botës në tentimin e tij të pestë, duke shënuar dy herë në triumfin e Argjentinës ndaj Francës. /Telegrafi/
Lionel Messi & Paris Saint-Germain reach 'agreement in principle' to renew contract – a piece for @BBCSport https://t.co/fnLRtstLep
— Guillem Balague (@GuillemBalague) December 24, 2022