Te senioret morën pjesë vetëm 6 lojtaret më të mira të cilat treguan pingpong të nivelit të lartë. U takuan secila me secilën dhe pas 5 xhirove më e mira doli Vlona Maloku, që nuk pësoi asnjë humbje dhe me meritë mbrojti titullin e kampiones. Vendi i dytë i takoi Iliriana Halitit. Ajo që më së miri u tregua në këtë turne ishte Hanife Zeqiri që zuri vendin e tretë.
Seniorët patën punë më të vështirë pasi u deshën dy ditë që të takohen secili me secilin për t’u bërë i njohur plasmani përfundimtar.
Së pari të shtunën u zhvilluan 6 xhirot e para, ku u takuan lojtarët e ekipeve të njëjta ndërmjet vete, pastaj të dielën u zhvilluan 5 xhirot e fundit dhe ndeshjet më të forta në bazë të cilave edhe u përcaktua edhe fituesi i këtij turneu prestigjioz.
Të gjithë dashamirët e pingpongut patën mundësi të shohin lojërat të cilësisë dhe të nivelit më të lartë, përkushtim, rivalitet, shpirt luftarak, përgatitje fizike e psikike, “fair-play”, e mbi të gjitha atë që e karakterizon lojën e pingpongut, ‘spina’ të llojllojshëm.
Të gjitha ndeshjet ishin të ‘forta’ dhe shumë atraktive, vetëm nuancat bënin që njëri lojtar të fitonte lojën, apo tjetri të humbiste lojën, raporton Qik-u.
Të shtunën patëm shumë ndeshje të forta, e vlen te theksohet ndeshja shumë e fortë ndërmjet Milot Makollit e Yll Prestreshit, po ashtu edhe ndeshja ndërmjet Besart Domanikut e Linor Çitakut, pastaj Yll Prestreshit e Linor Çitakut, Alban Hoxhes dhe Yll Malokut, e mos te harrojmë edhe ndeshjen ndërmjet Besart Domanikut e Rrahman Ademaj.
Të dielën ndeshjet i vazhduan vetëm 9 lojtar pasi 3 nuk u paraqitën për shkak të lëndimeve.
Ndeshje shumë e fortë, të dielën, ishte ndeshja ndërmjet Milot Makollit e Mentor Shabanit, edhe pse Mentori kishte 2 poenë për të fituar ndeshjen, triumfoi Miloti me 3:2.
Në fund për vendin e parë siç është pritur u takuan dy të parët, Rrahman Ademaj që kishte një humbje dhe Linori pa asnjë humbje. Të dy lojtarët e filluan ndeshjen furishëm, duke dhënë maksimumin e tyre që nga fillimi, përgatitja fizike e Linorit mjaftoi që të ndalte goditjet shumë të forta e precize të Rrahmanit, i cili u dasht të kënaqej me vendin e tretë.
Në fund FPPK të gjithë pjesëmarrësve u shpërndau mirënjohje, ndërsa për tre të parët edhe medalje e vendi i parë u shpërblye edhe me Kupë.