Telegrafi

Linkin Park kujtojnë frontmenin e vetvrarë: Të duam e na mungon shumë

Rock grupi, Linkin Park, me anë të një mesazhi emocional, ka kujtuar frontmenin e vetvrarë, Chester Beninngton.

Vokalisti spektakolar shokoi të gjithë adhuruesit e tij dhe të mbarë muzikës në botë, duke kryer aktin e vetëvrasjes.

Por, duket se më së shumti janë prekur antarët e grupit, që me anë të një komunikate kanë kujtuar shokun e tyre.

Më poshtë komunikata e plotë e grupit e përkthyer në shqip:

I dashuri Chester,

Zemrat tona janë thyer. Mohimi i kësaj që ka ndodhur dhe shoku që kemi pësuar vazhdon të jetë prezente në familjen tonë, pasi që nuk mund të pranojmë atë që ka ndodhur.

Ti ke prekur aq shumë jetëra, ndoshta më shumë se sa që e ke ditur. Në ditët e fundit ne kemi parë shumë dashuri dhe përkrahje, si publikisht ashtu edhe privatisht nga mbarë bota. Talinda dhe familja janë falënderues për këtë dhe duan që bota të di se ke qenë burri më i mirë, djali dhe babai pa të cilin familja nuk do të jetë e plotësuar më asnjëherë.

Bisedat me ty për vitet përpara së bashku, kënaqësia jote ishte infektuese. Mungesa jote lë një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë, një zë ambicioz, komik, kreativ dhe modest në dhomë mungon. Ne po tentojmë që të mos harrojmë se djajtë që të morën prej nesh ishin gjithmonë në mesin tonë. Tek e fundit, ishte mënyra si ti i këndove këtyre djajve dhe i bëre të gjithë të bien në dashuri me ty. Ti pate zemrën më të madhe dhe arrite që ta bartësh në krahun tënd.

Dashuria jonë për të bërë dhe për të performuar muzikë është e pashuar. Përderisa nuk e dimë se cila do të jetë rruga e të ardmes tonë, ne e dimë që secila prej jetëve tona është më e mirë falë teje. Të falënderojmë për këtë dhuratë. Të duam, na mungon shumë.

Deri në takimin tonë të ardhshëm, LP.

/Telegrafi/