Telegrafi

Linkin Park me faqe për parandalimin e vetëvrasjeve, pas vdekjes së Chester Bennington

“Linkin Park” ka krijuar një faqe për nder të këngëtarit kryesor të grupit, Chester Bennington, i cili vrau veten.

Faqja përmban një fotografi të madhe të këngëtarit tashmë të ndjerë në skenë, me fjalët ‘#RIPCHESTER’ nën të.

Më poshtë, faqja siguron lidhje dhe numra telefoni për ndihmë të parandalimit të vetëvrasjeve, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Dëgjimet e këngëve të Linkin Park rriten për 730 për qind (Video)

Nën këtë informacion, faqja është e mbushur me postime dhe homazhe nga fansat për nder të këngëtarit.

Bennington u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 20 korrik, ndërsa policia konfirmoi të premten se e kishte varur veten. Ai ishte 41-vjeçar.

Këngëtari kishte luftuar më parë me varësinë dhe abuzimet ndaj substancave narkotike dhe kishte folur për depresionin dhe vetëvrasjen.

Grupi njoftoi të premten se turneu i tyre nuk do të vazhdojë pas vdekjes së Bennington, ndërkaq deri më tani nuk është lëshuar asnjë deklaratë zyrtare nga grupi rreth vdekjes së tij.