Gjatë shfaqjeve të modës, në skenë dalin djem të bukur dhe të hollë, të veshur me rroba elegante dhe të puthitura mirë.
Ata kanë veshur linjën e fundit të veshjeve nga Josh Ostrovsky, i cili ka punuar rrobe, që mund të vishen përditë.
“Bota e modës nuk ka parë asnjëherë diçka të tillë, unë punova që të gjithë të jenë të njëjtë dhe të barabartë” ka thënë Ostrovsky, pas përfundimit të shfaqjes.
Veshjet e tij përmbajnë materiale të thjeshta, që “lahen mirë dhe thahen shpejtë”, në mënyrë që gjithçka të jetë e lehtë dhe komode.