Avokati i Popullit nesër do të hap linjë telefonike falas 0800 54321, me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve në arritjen dhe mbrojtjen e të drejtës së votës dhe shprehjes së lirë të mendimit të tyre me qëndrim në kuadër të pyetjes në referendum.
Avokati i Popullit, në të njëjtën kohë i kujton dhe apelon deri te të gjithë aktorët në shoqëri, të mos i ndalojnë qytetarët në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar dhe shprehjes individuale, dhe i inkurajon qytetarët që secilin ndikim eventual ta paraqesin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
ndalja e shprehjes së lirë dhe shprehjes së mendimit persona në referendum, qytetarët mund personalisht ta paraqesin te zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Tetovë, Kërçovë, Kumanovë, Manastir, Strumicë dhe Shtip, secilën ditë, ashtu edhe në ditën e referendumit./Telegrafi/