Lutz koleksionin e ka realizuar në bashkëpunim me Daniel Guez, themeluesin e brendit “Dylan George”.
Koleksionin e tij të parë të modës, aktori e ka quajtur “Abott + Main”, ndërsa në mënyrë që ta promovojë sa më mirë atë, e ka xhiruar një editorial joshës, të cilin e ka pasur shumë të lehtë, duke qenë se karrierën e ka filluar si manekin.
26-vjeçari tërheqës e ka treguar trupin e tij muskulor duke u fotografuar vetëm me xhinse, ndërsa në fotografitë provokuese krahas tij është edhe një bionde seksi.
“E dua modën. Kjo ka qenë një përvojë e bukur, nuk dua që vetëm të jem fytyra reklamuese e ndonjë brendi”, ka thënë Kellan
Në bashkëpunim me Guez, aktori ka krijuar linjë të brekëve, bluzave klasike pa krahë dhe xhemperëve, të cilët në radhë të parë u dedikohen meshkujve të rinj. /Telegrafi/