Telegrafi

“Linjat” e reja trupore të Kim Jong-Un e impresionojnë gazetaren amerikane

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, është komplimentuar nga ana e njërës prej shtëpive më të mëdha mediale amerikane për shkak të linjës së tij trupore.

“Ai duket mirë. Më vjen shumë keq, duket më mirë sesa presidenti ynë”, ka thënë Rachel Campos- Duffy për Fox News, derisa i shikonte fotografitë e liderit gjatë paradës ushtarake që u mbajt këtë javë, transmeton Telegrafi.

Ajo madje shkoi më larg duke propozuar që tash e tutje ta quajnë “i dobëti Jong-Un”.

Megjithatë humbja e peshës së liderit verikorean nuk është parë si një problem i madh, pasi është raportuar se ai mund të vuaj nga ndonjë sëmundje e zemrës, e të tjerët besojnë se ai thjesht ka ndryshuar stilin e jetës. /Telegrafi/