Në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Bardh i Madh të Fushë Kosovës, u inaugurua barriera automatike e cila sinjalizon ardhjen e trenit dhe si e tillë automatikisht mbyllet për sigurinë e kalimtarëve.
Ky hap u tha së është një pikënisje për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe shërben për sigurinë publike.
Udhëheqësi i shërbimit të sinjalizimit, Xhavit Fejza, tregon detaje se si funksionon laura dhe njësia qendrore e funksionimit të vendkalimit në momentin e ardhjes së trenit.
Kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Naser Krasniqi, tha se ky projekt, i cili përfshin instalimin edhe të 24 laurave të tjera, është një hap i madh drejt modernizimit dhe përmirësimit të sigurisë në kalimet hekurudhore.
“Përmes këtij projekti, synojmë rritjen e sigurisë në kalimet duke ulur rrezikun e aksidenteve, rritjen e sigurisë ne kalimet hekurudhore, duke ulur Instalimin e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe mbrojtjes, si dhe përforcimin e bashkëpunimit institucional për një menaxhim me efikas të transportit hekurudhor”, ka thënë Krasniqi.
Projekti është pjesë e një plani afatshkurtër, me vlerë prej 6 milionë eurosh, i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore./RTK