Telegrafi

Linja energjetike Kosovë –Shqipëri drejt ndërtimit

“Qëllimi i këtij nënshkrimi është nisja sa më parë e punës , si dhe ndërmarrja e hapave për financimin, prokurimin dhe operimin e projektit , për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës e cila do të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të dy vendeve”,thuhet në komunikatën për media.

Projekti konsiston , në ndërtimin e një linje te tensionit të lartë më gjatësi rreth 238 km , prej së cilës 85 km në territorin e Kosovës, si dhe fuqizimin e nënstacioneve 400 dhe 220 kilovolt Tirana 2 dhe Prishtina.

Kostoja financiare llogaritet në 58 milion euro e ndarë 24 milion për pjesën e Kosovës dhe 34 milion për pjesën shqiptare.

Për financimin e këtij projekti, kanë shprehur gatishmërinë dhe kanë marrë angazhim qeveria gjermane nëpërmjet bankës Kf, e cila ka nënshkruar edhe memorandumin e mirëkuptimit.

Ky projekt parashikohet të fillojë brenda vitit 2009 dhe kohë zgjatja e tij është 20 muaj./Telegrafi/