Së fundmi ka dalur një lajm i mirë për të gjithë tifozët Huawei.
Drejtori i Përgjithshëm i Huawei, Richard Yu ka konfirmuar datën e lansimit të series së re, Huawei P40.
Këtë herë pritet një lansim global, ndryshe nga seria Mate 30 që mbetet një telefon ekskluziv në Kinë.
Sipas një raporti të ri nga Fandroid, seria Huawei P40 do të arrijë në fund të marsit 2020.
Kjo seri e re do të përfshijë përditësime nga seritë e mëparshme P30.
Këto përmirësime do të përfshijnë një dizajn më të mirë, cilësi të përmirësuar kamerash, performancë më të mirë dhe funksionim të përmirësuar të AI.
Huawei P40 dhe P40 Pro gjithashtu mund të lansohen me Android 10 në vend të Harmony OS, por mos prisni që shërbimet e Google të parainstalohen në pajisjet.
Kina dhe SH.B.A janë afër arritjes së një marrëveshje të re tregtare që mund t’i japë fund ndalimit të Huawei, por duhet të presim dhe të shohim. /Telegrafi/