Site icon Telegrafi

Linja e re ajrore do të lidhë Shkupin me Budapestin

Nga prilli i vitit që vjen, Wizz Air do të lëshojë linjën e re ajrore që do të lidhë Maqedoninë me Hungarinë, respektivisht Shkupin me Budapestin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Linja ajrore do të jetë 2 herë në javë, biletat janë lëshuar në shitje, ndërkaq çmimi është 1.199 denarë. Përndryshe, në 11 muajt e parë të këtij viti, janë transportuar me linjë ajrore, gjithsej 1 milionë udhëtarë./Telegrafi/

Exit mobile version