Telegrafi

Linja e Jetës përmbyll kampanjën e ndërgjegjësimit rreth parandalimit të vetëvrasjes

Linja e Jetës javën e kaluar ka shënuar muajin e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor me kampanjën këtu për ty, e financuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë dhe LENS, e cila ka pasur si fokus specifik ndërgjegjësimin rreth parandalimit të vetëvrasjes.

Kurse, sot duke filluar nga ora 16:00, përmbyll këtë kampanjë me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes.

Në këtë hapësirë, e cila gjendet mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, janë mbjellë rreth 300 bimë të cilat simbolizojnë viktimat e vetëvrasjeve.