Sa i përket teknikës për këtë dukje, së pari vizatoni formën bazë të trekëndëshit e më pas me tush xhel apo tush rezistues ndaj ujit përdoreni edhe brushën për tush.
Një propozim tjetër: Mbi qerpikë mund të formoni një linjë të hollë me laps dhe theksoni këndet e syrit.
Në vetë këndin shtoni qerpikë artificialë, në mënyrë që sytë tuaj të marrin formën e syve të maces, përderisa në pjesët e brendshme të syve vendosni një hije të bardhë.
Vendosni mjaft maskarë, e në buzë një ngjyrë të shkëlqyeshme për buzë. /Telegrafi/