Telegrafi

Linja e Huawei Honor edhe në SHBA

Prodhuesi kinez i pajisjeve elektronike ka plane për ta zgjeruar gamën e saj të telefonave të linjës Honor me kosto të ulët edhe në tregun amerikan, George Zhao, president i markës Honor, tha në një konferencë shtypi në Shenzhen të dielën.

Huawei ka qenë duke përdorur markën Honor në Kinë, Britani të Madhe dhe disa vende të tjera të Evropës Perëndimore, por jo edhe në SHBA.

"Tregu amerikan është tregu më i lartë-fundor për Huawei, kështu që ne kemi planifikuar për një kohë shumë të gjatë të depërtojmë në të," tha ai.

"CES është planifikuar të mbahet në muajin janar, siç e dini, kështu që deri atëherë do të presim për të dëgjuar më shumë në lidhje me planin e kompanisë për depërtimin në tregun amerikan në atë kohë." (Telegrafi)