Telegrafi

Linja ajrore që i mundëson udhëtarëve zgjedhjen e destinacionit në bazë të temperaturës

Për disa udhëtarë, zgjedhja e pushimeve të duhura nuk ka të bëjë me vendin apo me ushqimin por gjithçka lidhet me klimën.

Norwegian Air dëshiron të gjejë vendin e përsosur me motin e përsosur dhe për këtë arsye ka lansuar një opsionin e ri i cili i ofron përdoruesve mundësinë e kërkimit të destinacioneve bazuar në temperaturat që ata dëshirojnë.

Udhëtarët mund të zgjedhin një varg temperaturash të dëshirueshme prej tyre dhe linja ajrore do të kufizojë se cili prej 40 destinacioneve të saj do të ishte ideale.

Ky opsion i ri është një mënyrë e pagabueshme për të mposhtur nxehtësinë e verës si dhe për t’i shpëtuar erërave ët frikshme të dimrit.

“Ne jemi të kënaqur që jemi linja e parë “low cost” në Mbretërinë e bashkuar që i lejon konsumatorët të zgjedhin destinacionin që dëshirojnë të shkojnë bazuar në temperaturën e tyre të preferuar”, shprehet Thomas Ramdahl, punonjësi komercial i kompanisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Duke investuar në përmirësimin e faqes sonë të internetit, harta jonë e re digjitale jo vetëm që e bën rrjetin tonë zgjerues global dhe çmimet e ulëta më të dukshme për klientët, por gjithashtu e bën shumë më të lehtë të vendosin se ku do të jetë destinacioni i radhës që do të udhëtojnë me ne”.

Gjithashtu udhëtarët vendosin jo vetëm datat që dëshirojnë të nisen apo temperaturën por edhe buxhetin e tyre të preferuar. /Telegrafi/