Linja ajrore në Zvicër “EasyJet” ka qenë shënjestra e një sulmi të madh kiberntik, pasi hakerët siguruan qasje në të dhënat e nëntë milionë klientëve të kompanisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se hakerët arritën qasje në adresat e postës elektronike si dhe detajet e udhëtimit për nëntë milionë pasagjerë, ndërsa 2,208 personave u janë vjedhur detajet e kartës së kreditit.
“Ne i marrim seriozisht çështjet e sigurisë, dhe do të vazhdojmë për të përmirësuar më tej mjedisin tonë”, thuhet në një deklaratë të linjës ajrore.
Lidhur me këtë rast EasyJet tha se kishte njoftuar edhe Zyrën e Komisionerit të Informacionit (ICO), rregullatorin e të dhënave dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. /Telegrafi/