Site icon Telegrafi

Linja ajrore akuzohet për bullizim të pasagjerëve – mat peshën e tyre para nisjes së fluturimit

Linja ajrore FinnAir nga Finlanda po akuzohet për bullizim për shkak të skemës për matjen e peshës së pasagjerëve para nisjes së fluturimit.

Kjo skemë po realizohet vullnetarisht në kryeqytetin Helsinki për të ndihmuar në llogaritjen e nevojave për karburant, dhe për një ngritje të sigurt.

FinnAir nuk është e vetmja linjë ajrore që peshon klientët, pasi edhe Air New Zealand dhe Hawaiian Airlines e kanë bërë të njëjtën gjë vitet e fundit.

Deri më tash janë peshuar mbi 800 pasagjerë, krejtësisht në mënyrë vullnetare dhe me dëshirën e tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, ky veprim nuk po pritet mirë nga shumë përdorues të rrjeteve sociale ku edhe janë shpërndarë pamjet e matjes së peshës së pasagjerëve.

Shumë prej tyre e cilësuan këtë veprim si marrëzi, dhe si shkelje e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/

Exit mobile version