Site icon Telegrafi

Lini një gotë me ujë, uthull dhe kripë në cep të dhomës, do të befasoheni të nesërmen

Në shumë tradita lindore, besohej se në shtëpi shpesh krijohej një energji negative, e cila pengonte harmoninë dhe mbarëvajtjen e gjërave.

Fise të lashta kishin gjetur një mënyrë të thjeshtë dhe efikase për të larguar këto energji negative dhe për t’i kthyer shtëpisë apo ambientit ku jetonin, harmoni dhe ajër të pastër.

Në disa tradita neopagane, vendosej në një pjatë uthull e bardhë dhe lihej jashtë dritares gjatë natës dhe besohej se kjo largonte negativitetin.

Ndërkohë edhe sot, shumë persona që janë kuriozë, zgjedhin të bëjnë një recetë të thjeshtë për të larguar energjinë negative nga shtëpia e tyre dhe për të freskuar ajrin.

Nëse edhe ju besoni në këto tradita, atëherë e vetmja gjë që duhet të bëni është të mbushni një gotën me ujë, të hidhni pak kripë dhe pak uthull dhe ta lini për 24 orë në një cep të shtëpisë ku nuk duket lehtësisht.

Kripa dhe uthulla çlirojnë jonet negative në zonën përreth, duke pastruar dhe freskuar në këtë mënyrë ajrin e shtëpisë. Këtë gjë mund ta përsërisni sa herë të dëshironi apo ta gjykoni të nevojshme.

Exit mobile version