Manchester United po kalon një periudhë të mirë këtë edicion pasi mbetet në garë për titullin e kampionit në Angli.
Gjithashtu ‘Djajtë e Kuq’, kanë siguruar edhe plasmanin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve si kryesues të grupit.
Njëri nga futbollistët më në formë të Unitedit, padyshim që është Jesse Lingard.
Sulmuesi anglez së fundmi ka zbuluar edhe një prapaskenë tejet interesante se cilët janë mbrojtësit më të ashpër në stërvitje.
“Marcos Rojo është më i ashpëri. Në fakt dua ta shtoj këtu edhe Eric Bailly”, ka thënë Lingard për goal.com.
“Kur Bailly erdhi në fillim në United, ai gjithmonë bënte ndërhyrje të ashpra me dy këmbët”, tha sulmuesi anglez.
Tutje Bailly ka deklaruar se shpesh herë Jose Mourinho i ndalon afrikanin dhe Zlatan Ibrahimovicin të mos rrahën në stërvitje.
“Mourinho shpesh herë e parandalon rrahjen mes Ibrahimovicit dhe Baillyt pas ndërhyrjeve të ashpra”, ka thënë duke qeshur Lingard.
Në ndeshjen e radhës, United do të përballet me rivalin lokal Manchester City në Ligën Premier. /Telegrafi/