Telegrafi

Lingard sqaron çdo dilemë, publikon një fotografi të përbashkët me Pogban

Paul Pogba dhe Jesse Lingard (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Jesse Lingard e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Paul Pogban, si një reagim ndaj thashethemeve për mosmarrëveshje mes dy lojtarëve të Manchester Unitedit.

Të hënën ishte publikuar një fragment i një xhirimi nga turneu i Djajve të Kuq në Australi, ku dukej sikur dy lojtarët po ziheshin me njëri-tjetrën, ndërkohë që Victor Lindelof ndërhynte për t’i qetësuar.

Megjithatë, më pas u publikua videoja e plotë që tregonte se ishte një bisedë e zakonshme mes tyre që shoqërohej me të qeshura.

Dhe për t’i dhënë fund çfarëdolloj dyshimi, Lingard e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke u stërvitur pikërisht me Pogban.

Fotografia është realizuar në Australi, ku Unitedi ndodhet për stërvitjet parasezonale, ndërkohë që vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e mesfushorit francez, i cili lidhet me Real Madridin dhe Juventusin. /Telegrafi/