Jesse Lingard e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Paul Pogban, si një reagim ndaj thashethemeve për mosmarrëveshje mes dy lojtarëve të Manchester Unitedit.
Të hënën ishte publikuar një fragment i një xhirimi nga turneu i Djajve të Kuq në Australi, ku dukej sikur dy lojtarët po ziheshin me njëri-tjetrën, ndërkohë që Victor Lindelof ndërhynte për t’i qetësuar.
Full clip of Pogba and Lingard’s ‘bust up’ 😂 [mu] #MUFC pic.twitter.com/76vdgkWg1q
— MUFC Scoop (@MUFCScoop) July 9, 2019
Megjithatë, më pas u publikua videoja e plotë që tregonte se ishte një bisedë e zakonshme mes tyre që shoqërohej me të qeshura.
Dhe për t’i dhënë fund çfarëdolloj dyshimi, Lingard e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke u stërvitur pikërisht me Pogban.
Fotografia është realizuar në Australi, ku Unitedi ndodhet për stërvitjet parasezonale, ndërkohë që vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e mesfushorit francez, i cili lidhet me Real Madridin dhe Juventusin. /Telegrafi/