Jesse Lingard i ka thur elozhe Cristiano Ronaldon duke e krahasuar atë me Michael Jordadin shkaku i të arriturave.
Portugezi arriti të fitonte edhe titullin e dytë të Serie A në po aq sezone, duke ia shtuar muzeut të tij trofeun e 32-të.
Ai ishte titulli i shtatë në liga për Ronaldon, një më shumë se legjenda Jordan, që ka gjashtë tituj në NBA me Chicago Bulls në vitit e ’90-ta.
“Ronaldo është Jordani i futbollit. Çdo gjë që ka arritur në karrierë është e mahnitshme. Ka kaluar nëpër shumë klube dhe ka fituar ku ka shkuar”, ka thënë Lingard.
“Ai është një ikonë e vërtetë e futbollit. Kur ai erdhi te Manchester United, unë isha 11 vjeç. Kisha kompletuar një CD me lëvizjet që kanë bërë lojtarët në të kaluarën”.
“Aty ishte hera ime e parë që e kam takuar dhe isha i mahnitur me talentin e tij”, ka shtuar më tej Lingard.
Anglezi është përballur vetëm një herë me Ronaldon, kur Juventusi e mposhti Unitedin 2-1 në Ligën e Kampionëve në Allianz Stadium. /Telegrafi/