Kombëtarja e Anglisë ka marrë një fitore minimale 0-1 në udhëtim te Holanda.
Edhe pse vendasit llogariteshin si favorit për këtë takim, ‘Tre Luanët’ kanë befasuar në Amsterdam.
Pjesa e parë ishte e barabartë me dy skuadrat që kishin disa gjysmë raste shënimi por pa arritur të shënohet ndonjë gol.
Por në pjesën e dytë anglezët u treguan më të rrezikshëm para portës së vendasve.
Kësisoj golin e fitores Anglia e arriti në minutën e 59 të ndeshjes.
Ishte sulmuesi i Manchester United, Jesse Lingard që me një gjuajte të fortë nga distanca shënoi për 0-1.
Pas golit të epërsisë, Anglia u mbrojt mirë dhe arriti ta ruaj epërsinë e krijuar në minutën e 59’.
Holandezët tri ditë më vonë do të përballen me Portugalinë në udhëtim në një tjetër ndeshje miqësore.
Ndeshjen e ardhshme Anglia do ta zhvilloj në shtëpinë e saj në Wembley përballë Italisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=stC3Mvsqoxc