Kylian Mbappe ka potencialin të imitojë Cristiano Ronaldon si ylli tjetër i madh i futbollit, ka thënë Gary Lineker përpara finales së Kupës së Botës.
Franca do të luaj sot (e diel) me Kroacinë me fillim nga ora 17:00 në finalen e madhe të “Rusi 2018” dhe njëri nga më meritorët është talenti Mbappe, i cili është lavdëruar shumë nga legjenda angleze, Lineker.
“Ai është një përbindësh i ardhshëm i kësaj loje. E ardhmja e tij është e madhe”, ka thënë fillimisht Lineker për gazetën L’Equipe.
“Performanca e tij në gjysmëfinale të Kupës së Botës, për një lojtar kaq të ri, ishte thjesht e pabesueshme. Shpejtësia e tij, teknika, sharmi dhe aftësia e tij për të luajtur topin e duhur në kohën e duhur janë të pabesueshme”.
“Ai ka pjekurinë e pabesueshme dhe është një nga lojtarët më të mirë të rinj që kam parë ndonjëherë”.
“Ai ka gjithçka për t’u bërë Cristiano Ronaldo i ardhshëm”.
“Shikoni, në fakt ai më kujton Ronaldon brazilian. Ai ka të njëjtën fuqi, të njëjtën eksplozivitet, shpejtësinë e njëjtë, të njëjtin shkëlqim, dhe gjithçka është bërë në një ritëm të pabesueshëm që jep përshtypjen se është aq e lehtë”.
“Ai duket i paprekur nga presioni”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/