Nesër më datë 19 mars hapet panairi më i madh në botë për dyer, dritare dhe fasada “Fensterbau Frontale” në Gjermani, i cili do të zgjas 4 ditë radhazi.
Në mesin e bizneseve të shumta nga e gjithë bota janë edhe bizneset e vetme shqiptare FASAL dhe Nero Home pjesë e LINE Group, të cilët mund t’i vizitoni në hapësirën – Hall 6; 6-358.
Line Group në këtë panair do t’ju mundësoj të takoni ekspertët e tyre për të diskutuar rreth kërkesave tuaja specifike në këtë industri përfshirë dyert, dritaret dhe fasadat.
Njëkohësisht në shtandin e tyre do të keni mundësinë të eksploroni dhe të shihni për së afërmi produktet që i prodhon Fasal dhe Nero pjesë të Line Group. Konkretisht produktet prezentë në panair janë dritaret, dyert nga alumini dhe PVC, fasada strukturale, gjysmë strukturale dhe ventiluese.
Ekspertët e Line Group ju ftojnë që t’i vizitoni në panairin “Fensterbau Frontale” për të përjetuar drejtpërdrejt se si produktet e tyre mund të transformojnë projektet tuaja.
Fasal dhe Nero, kanë mbajtur një traditë të palëkundur prej vitit 1999, dhe kjo pjesëmarrje e tyre në “Fensterbau Frontale” është shenjë e vazhdimësisë së përpjekjeve për të ofruar inovacion dhe cilësi.
Mos e humbisni këtë mundësi për të takuar liderët e kësaj industrie në panairin lider në botë për dyer, dritare dhe fasada “Fensterbau Frontale” në Gjermani. /Telegrafi/
Facebook: Line Group
Web: https://linegroup-ks.com/
Tel: 049 232 003