Telegrafi

Lindsay Lohan thotë se do të publikojë albumin e ri në shkurt

Lindsay Lohan (Foto: Getty Images/Guliver)

Fansat e muzikës së Lindsay Lohan nuk do presin shumë gjatë për rikthimin e këngëtares me albumin e saj të ri.

Aktorja e “Mean Girls”, 33-vjeçare, hodhi një aluzion në një llogari në Instagram, se albumi i saj i ardhshëm po vjen më shpejt sesa pritej.

Dhe kjo u konfirmua nga vet ajo, duke komentuar në llogari të një fanses ku tregon se po rikthehet në fund të muajit shkurt.

Lindsay Lohan (Foto: Instagram)

Lohan publikoi albumin e saj të parë “Speak” në vitin 2004.

Më pas, albumi i dytë, “A Little More Personal (Raw)”, arriti kulmin në numrin 20 në tabelën e Billboard 200, dhe pas kësaj fansat filluan të pyesin se kur do të kishte një të tretë që tashmë veçse do prezantohet para publikut.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lindsay Lohan

Vitin e kaluar, Lohan gjithashtu nisi një seri televizive në MTV të titulluar “Lindsay Lohan’s Beach Club”.

 

Shfaqja kronikoi se si Lohan ishte e vendosur të zgjeronte perandorinë e saj të biznesit me fillimin e shtëpisë në ishullin Grek të Mykonos. /Telegrafi/