Telegrafi

Lindsay Lohan reagon për vdekjen e ish-të dashurit, Aaron Carter

Aktorja e famshme amerikane, Lindsay Lohan, ka reaguar për vdekjen e ish-partnerit të saj, Aaron Carter, i cili ndërroi jetë të shtunën në moshën 34-vjeçare.

“Zemra ime është me familjen e tij, të prehet në paqe”, tha ylli i “Falling for Christmas”, 36 vjeçare për Entertainment Tonight.

“Dhe Zoti e bekoftë…”, shtoi ajo. “Dhe po, vetëm shumë dashuri”.

Lindsay Lohan (Foto: Getty Images)

Në një intervistë të veçantë për Access Hollywood, Lohan tregoi se ajo ka “aq shumë” kujtime nga koha e lidhjes së saj me Carter në fillim të viteve 2000.

Gjatë një interviste të vitit 2005 me “The Big Idea with Donny Deutsch” të CNBC, Carter shpjegoi se si ndjenjat e tij të pazgjidhura për Duff, krijuan një dinamikë të ndërlikuar që përfshinte Lohan.

Lexo po ashtu U gjet pa shenja jete në një vaskë nga shërbëtorja, detaje të tjera tronditëse rreth vdekjes së Aaron Carter

“Kam filluar të takohem me Hilary në ditëlindjen time të 13-të. Unë isha takuar me të për rreth një vit e gjysmë, dhe më pas u mërzita pak, kështu që shkova dhe fillova të njihja Lindsay, duke u takuar me Lindsay”, shpjegoi ai, duke shtuar se Duff “me të vërtetë e kishte thyer zemrën e tij”.

Lindsay Lohan dhe Aaron Carter (Foto: Getty Images)

“Pastaj nuk doja ta bëja më këtë, kështu që u ktheva me Hilaryn”.

Lohan dhe Carter thuhet se ishin së bashku midis janarit 2002 dhe prillit 2003. /Telegrafi/

Lindsay Lohan dhe Aaron Carter (Foto: Arkiv)