Telegrafi

Lindsay Lohan fejohet me Bader Shammas

Aktorja dhe këngëtarja, Lindsay Lohan ka shumë për të festuar!

Kjo për shkak se aktorja e “Mean Girls” njoftoi fejesën e saj me Bader Shammas herët në mëngjes të së dielës (28 nëntor).

“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, ka shkruar Lohan, 35 vjeçare në Instagram teksa ka treguar unazën e re të fejesës.

Foto: Lindsay Lohan/Instagram

Këngëtarja e “Rumors” dhe Shammas mezi e mbajnë buzëqeshjen dhe lumturinë në fotot që ndan me fansat, për të treguar hapin e rëndësishëm. Unaza e fejesës së Lohan-it shihet në të katër pozat, shkruan People.

Shammas është ndihmës zëvendës – president në “Credit Suisse” në Dubai, ku Lohan është zhvendosur për shtatë vitet e fundit. Ata janë në lidhje për dy vjet, sipas The Independent.


Ai konfirmoi fejesën e tyre duke ri-postuar njoftimin e të fejuarës së tij në Twitter.

Kjo shënon fejesën e dytë të Lohan. Ajo kishte planifikuar të martohej me milionerin rus, Egor Tarabasov para ndarjes së tyre në vitin 2016.

Ndërkohë, Lohan do ta shohim në një film të Krishtlindjeve të pa titulluar aktualisht që pritet të shfaqet në Netflix. /Telegrafi/