Telegrafi

Lindsay Lohan është shtatzënë

Babai i Lindsay Lohan, ka konfirmuar lajmin se e bija e tij është shtatzëne me ish të fejuarin milioneri rus.

Lindsay, ka deklaruar se i kishte dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin 23-vjeçar Egor Tarabasov, fundjavën e kaluar.

Mirëpo, Lindsay nxiti spekulime kur u pa në një jahtë luksoze ditën e mërkurë në ishullin Sardinia, duke pirë cigare. Ku aktorja 30-vjeçare, nuk dukej edhe në gjendje shumë të mirë.

Babai i saj Michael, për Mail Online kishe thënë se ajo më ka dërguar një mesazh në telefon duke më thënë: “Babi,unë jam shtatzënë”, për ndër të tjerat ai ka thënë se do ti qëndroj pranë vajzës së saj çfarëdo vendimi që ajo merr./Telegrafi/