Lindsay Lohan dukej me humor të mirë derisa shijonte një shëtitje me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre në Paris të martën.
Aktorja, 38 vjeçe, dukej elegante teksa veshi një pallto ngjyrë kafe vjeshtore dhe veshje me nuancë të zezë gjatë kësaj daljeje.
Ylli i Freaky Friday, ishte bashkë me bashkëshortin e saj Bader Shammas derisa po kalonin kohë në kryeqytetin francez.
Lindsay e kompletoi paraqitjen e saj me xhinse blu dhe çizme lëkure të zeza.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Bader, ishte veshur i gjithi me të zeza.
Lindsay u martua me Badder në vitin 2022. Ata kanë një djalë së bashku të cilën e pagëzuan me emrin Luia. /Telegrafi/