Site icon Telegrafi

Lindsay Lohan ditë më parë i “ofendoi”, sot i kërkon falje grave të abuzuara seksualisht

Lindsay Lohan kërkoi ndjesë për deklaratën në lidhje me mbështetjen e fushatës kundër abuzimeve seksuale “Me too”.

Ajo dha një intervistë të fundit me “Times” se gratë që flasin për ngacmimin seksual “duken të këqija”, raporton BBC.

“Do të doja të kërkoja falje haptazi për çdo dhimbje apo stres që kam shkaktuar me deklaratën time nga intervista e kohëve të fundit”, tha aktorja.

Lëvizja “Me too” kundër ngacmimeve seksual, e krijuar pas akuzave për ngacmime seksuale ka nisur me rastin kundër regjisorit Harvey Weinstein.

Lohan tha për Times se disa gra po shkojnë në polici “vetëm për të tërhequr vëmendjen e mediave”.

Në një intervistë, Lindsey Lohan tha se nuk kishte eksperienca negative në Hollywood kur ishte fjala për ngacmime seksuale.

Aktorja vuri në dukje se po i respekton dhe admiron gratë që “janë të guximshme për të folur rreth përvojave të tyre”. /Telegrafi/

Exit mobile version