Aktorja, Lindsay Lohan ka treguar se është ndër ato vajza që nuk vuan nga komplekset dhe se nuk e ka aspak problem ta pranojë veten e saj ashtu siç është.
Këtë e ka treguar edhe së fundi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Aktorja 30 vjeçare ndau një foto me ndjekësit e saj në Instagram ku shfaq trupin dhe fytyrën e saj të mbuluar me quka.
Lindsay ka qenë e prekur nga problemet në jetën private, por nuk ka lejuar që kjo të ndikojë në jetën publike. /Telegrafi/