Telegrafi

Lindoni i talentuar edhe si tekstshkrues, këto janë dy tekstet e fuqishme me të cilat konkurron në ‘Kënga Magjike” (Video)

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Lindon Berisha, po del të jetë shumë i zoti, dhe atë jo vetëm në këndim.

Së fundmi, në festivalin “Kënga Magjike” janë prezantuar dy këngë të reja shumë të fuqishme nga Rosela Gjylbegu dhe Arilena Ara, të cilat janë pretendente për të fituar çmimet kryesore këtë vit.

Lexo po ashtu Lindoni dënohet nga policia e Kosovës, ky është reagimi i tij (Foto)

Por e veçanta e këtye dy këngëve është se produksionet e tyre janë të njejta. “Maratonë” e Rosela Gjylbegut dhe “Nëntori” nga Arilena Ara janë realizuar me muzikë dhe orkestrim nga Darko Dimitrov, gjersa tekstin e tyre e ka shkruar Lindoni.

Ndonëse deri tani jemi mësuar ta njoim si këngëtar, talenti i Lindonit mesa duket është i shprehur edhe në shkruarjen e vargjeve, kjo pasi këngët e cekura më lart janë pëlqyer shumë për tekstin e tyre kuptimplotë dhe të përshtatur me muzikën.

Mbetet të shihet se sa do të vlerësohen tekstet e këngëtarit deri në netet finale, gjersa ekziston mundësia që edhe ai vet të marrë pjesë. /Telegrafi/