Lindon Berisha është një nga vokalet më potente të skenës muzikore shqiptare.
Këngëtari i ri i cili nuk e ka problem të lansojë hit pas hiti, së fundmi ka pasur një përplasje me Adrian Gaxhën.
Dyshja që lansuan edhe hitin më të madh të tyre, “Kalle”, tash më nuk janë bashkë dhe ndarja nuk ka ndikuar aspak keq te Lindoni, i cili po vazhdon i vetmuar në koncerte dhe në projekte.
“Summer Love” ishet pëlqyer tej mase nga publiku dhe që bëri që këngëtari të ftohej i vetëm në shumë ngjarje, pavarësisht pengesave.
Besohet se Lindoni së shpejti do të sjellë edhe projektin e ri, një tjetër projekt që pritet të pëlqehet nga publiku.
Lindon po ashtuë shtë edhe vokali prapa superhitit të Tunës e Cozman, “Fenix”, teksa së fundmi është shndërruar në një nga emrat më të dashur të skenës. /Telegrafi/